Goli i çmendur i El Haddadi, Sevilla eliminohet nga ish-sulmuesi i Skënderbeut (VIDEO)

15 Mars 2019
9:31
back button

Europa League mbylli fazën e ndeshjeve me eliminim direkt dhe ndër surprizat që kaloi në çerekfinale ishte Slavia Praha, që eliminoi në kohën shtesë Sevilla-n.

Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi në barazim 2-2, në të njëjtat shifra u mbyll koha e rregullt në Çeki, ku golin e barazimit për skuadrën iberike e shënoi Munir El Haddadi. Ish-sulmuesi i Barcelona-s lëshoi një predhë fluturimthi duke shtangur portierin e skuadrës vendase.

Në kohën shtesë ishte Sevilla që kaloi në avantazh me golin e Vazquez, por Slavia iu kundërpërgjigj me van Buren duke barazuar shifrat në minutën e 102’-të. Për ta bërë më dramatike këtë ndeshje mendoi Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut që mes rrëmujës ia doli të godasë në portë dhe falë një devijimi të pavullnetshëm topi shkoi në rrjetë.

Një ndeshje e çmendur që sheh Sevilla-n, favorite për të shkuar deri në finale të eliminohet që në këtë fazë nga ekipi çek.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit