Heroi i sfidës kundër Arsenalit, që rihapi zyrtarisht garën për titull në Premier League, Erling Haaland ishte protagonist edhe pas ndeshjes së fituar 2-1 në “Etihad”. U bë menjëherë “virale” intervista e sulmuesit norvegjez, ku ai përdori një fjalë banale teksa lavdëronte Bernardo Silvën, duke e krahasuar me Fabio Cannavaron për duelet ajrore, si një mbrojtës i mirëfilltë kundër Gyokeres: “Mbaj mend atë krosim dhe kur e largoi topin me kokë i thashë: Veprove si ai dreqi Cannavaro”.
Erling Haaland pati një duel të fortë me Gabriel Magalhães, i cili ishte me fat që nuk u përjashtua në pjesën e dytë, pasi shtyu kokën ndaj norvegjezit. Haaland tha: “Nëse do të rrëzohesha në tokë, gjë që nuk e bëj përveçse kur më sulmojnë vërtet, ndoshta do të ishte karton i kuq. Tani çdo ndeshje është finale. Ndeshja me Burnley është po aq e rëndësishme sa kjo. Duhet të fokusohemi, të qëndrojmë të përulur dhe të mendojmë për sfidën e radhës”.
Goli i fitores erdhi pasi ai fitoi duelin e ashpër ndaj Gabriel: “Isha shumë i lumtur, të jem i sinqertë. Ishte një moment i madh për mua dhe një fitore e madhe. Është gjithmonë kështu, pata shumë duele me Gabriel. Shënova golin, e fitova betejën në atë moment vendimtar. Nëse e fitova betejën në total, le ta gjykojnë të tjerët”.







