Hajmalia e Real Madrid mund të mungojë në finale, alarmohet edhe Franca!

9 Maj 2024
19:20
Anton Cicani
back button

Aurélien Tchouaméni (24) – hajmali te Reali pasi me te titullar ne fushe nuk eshte provuar shija e humbjes – pësoi një lëndim mbrëmë në fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munich që mund ta përjashtojë atë nga finalja e Champions League dhe të vërë në dyshim vendin e tij në skuadrën e Francës për Euro 2024.

Sipas L’Équipe, francezi ka luajtur me dhimbje kyçin e këmbës për disa kohë me menaxherin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, i prirur për të zgjedhur mesfushorin edhe nëse ai nuk ishte në gjendje të plotë për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, pas një ore Tchouaméni u detyrua të largohej nga fusha pasi dhimbja ishte shumë e fortë. Nga ekzaminimet e sotme ka rezultuar se ai ka pësuar një frakturë stresi në metatarsale, afër frakturës së mëparshme, e cila e kishte të padisponueshme prej muajsh.

Pritet që ai të jetë jashtë për të paktën tre deri në katër javë pasi të rikuperohet, gjë që mund të vërë në dyshim përfshirjen e tij për finalen kundër Borussia Dortmundit. Edhe nëse do të jetë në gjendje të përzgjidhet, mendohet se do të startojë nga pankina e Real Madridit.

Ky dëmtim vjen në një moment të papërshtatshëm për Francën, e cila me dëmtimin e Lucas Hernandez (28) ka filluar të ndiejë ndikimin e një alarmi në rritje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit