Hansi Flick flet “pa dorashka”, mesazh përbashkues për Barcelonën: Duke folur, njerëzit kuptohen…

11 Gusht 2025
8:42
Alfred Lleshi
back button

Trofeu “Joan Gamper” solli gola, shpresë dhe një mesazh të qartë nga trajneri i Barcelonës. Hansi Flick, pas një fjalimi në spanjisht, që nxiti buzëqeshje, në prezantim (faleminderit shumë, por mendoj se do të vazhdojmë në anglisht), e përmblodhi filozofinë e tij në TV3 me një frazë që vlen si për dhomën e zhveshjes, ashtu edhe për jetën: “Duke folur, njerëzit kuptohen”.

Fitorja e thellë ndaj Como-s forcoi besimin e tij: “Për nga mënyra si luajtëm me topin, si krijuam raste…, bëmë shumë mirë. Mund ta përmirësojmë pak presionin, por jam i kënaqur”.

Flick theksoi gjithashtu kontributin e tri blerjeve të verës: Joan Garcia, Rashford dhe Roony: “Cilësia e skuadrës mund të përmirësohej dhe kjo është ajo që duam me këto tri përforcime. Të tre po kuptojnë atë që duam prej tyre”.

Flick vlerësoi këtë ndryshim gjenerate në portë: “Marc është portier fantastik prej 11 vitesh. Ishte e rëndësishme të merrnim një portier të së ardhmes, tani kemi Joan, që është një blerje e madhe. Komunikimi është çelësi dhe kjo është dëshmuar”.

Fjalë të ngrohta për Iñigo Martínez, i cili këtë javë u nis drejt Arabisë Saudite: “Unë thjesht e dua Iñi. Ishte shumë i rëndësishëm për atë që arritëm sezonin e kaluar. Kishte këtë ofertë dhe e meritonte, meritonte të zgjidhte. Kjo është edhe një mundësi për të tjerët, që të bëjnë hapin përpara”.

Në lidhje me përforcimin e mbrojtjes, Flick ishte i qartë: “Do të flas me Deco kur të vijë, por nuk besoj se do të bëjmë ndonjë lëvizje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit