Hansi Flick i ka idetë e qarta, ja si Barcelona pretendon të fitojë Champions League në sezonin e ri

23 Qershor 2025
18:39
Telesport
back button

Pas suksesit në Spanjë këtë sezon, Barcelona do të synojë padyshim triumfin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Me ardhjen e Nico Williams, zyrtarizimi i tij pritet në datën 1 korrik, Hansi Flick i ka idetë e qarta për formacionin titullar pse sezonin e ri, me të cilin synon të fitojë Champions League.

Skema e preferuar e Flick do të jetë 4-2-3-1. Në portë me shumë mundësi titullar do jetë blerja e re, Joan Garcia, por nuk përjashtohet as Ter Stegen, nëse portieri gjerman lë pas shqetësimet fizike dhe rikthehet në formën e dikurshme. Qendra e mbrojtjes do jetë Ingo Martinez dhe Pau Cubarsi, në krahun e majtë Alejandro Balde, në të djathin Jules Kounde.

Flick dëshiron të ndërtojë një ekip që të dominojë në mbajtjen e topit, por që të jetë edhe agresiv në kundërsulme. Në mesfushë, dyshja Pedri dhe Frenkie de Jong do të jenë baza teknike e skuadrës, ku herë pas here mund të alternohen edhe me Gavi-n.

Në krahun e majtë Nico Williams, braziliani Raphinha në qendër dhe Lamine Yamal në krahun e dajthtë. Dani Olmo do të jetë “false 9”. Shumë mund të habiten me mungesën e Robert Lewandowski-t. Për shkak të moshës, sulmuesi polak pritet të ketë një rol më të kufizuar në sezonin e ri, i cili sipas të gjitha gjasave do te jëtë i fundit me fanellën e Barcelonës, pasi në verën e vitit 2026 ai pritet të transferohet në ligën arabe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit