Henry, Carragher dhe Richards votojnë për “Topin e Artë”: fiton Rodri

23 Tetor 2024
17:13
Telesport
back button

Ekspertët shumë të njohur në CBS, Thierry Henry, Carragher dhe Micah Richards, kanë dhënë opinionet e tyre se kush e meriton “Topin e Artë”.

Richards dhe Henry zgjodhën një emër të përbashkët, mesfushorin e City dhe kombëtares spanjolle, Rodri, i cili aktualisht është i dëmtuar, por sezonin e kaluar ishte fenomenal.

Henry: “Njerëzit harrojnë mesfushorët, por ata janë zemra e një skuadre. Sipas meje, Rodri është zemra e Manchester City. Nuk fitoi Champions League, por fitoi Europianin me Spanjën”.

Carragher: “Unë mendoj ndryshe. Do të zgjidhja Vinicius. Ai fitoi Champions League me Real Madrid dhe ky është trofeu më i rëndësishëm. Kur je mbrojtës, e ke të vështirë të fitosh këtë trofe personal”.

Micah Richards: “Unë jam me Henry. Rodri do të merrte votën time pa asnjë dyshim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit