Heroi i finales do të largohet nga Barcelona? 65 mln euro mund të prishin mendjen e katalanasve

28 Prill 2025
19:18
Telesport
back button

Barcelona fitoi të shtunën Kupën e Mbretit në Spanjë pasi mundi Real Madridin 3-2 në kohën shtesë. Heroi i finales ishte padyshim jules Kounde, francezi shënoi golin vendimtar pak minuta para fundit të shtesës prej 30 minutash.

Kounde është një lojtar kyç për katalanasit, por gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të tij gjatë merkatos së verës. TBR Football raporton se Chelsea thuhet se ka qenë në kontakt të rregullt me përfaqësuesit e Kounde gjatë këtyre kohëve.

Klubi londinez është i gatshëm të paguajë deri në 65 milionë euro për të sjellë anësorin francez në “Stamford Bridge”. Te Barcelona jnë të dyzuar për të ardhmen e Kounde, nga njëra anë klubi ka nevojë të shesë për të qenë në rregull me situatën financiare, nga ana tjetër është e vështirë për të gjetur një zëvendësues të denjë për Kounde në krahun e djathtë.

Përveç Chelsea-s, për francezin interesohen edhe Arsenal me Manchester United. Në fund të këtij sezoni pritet një vendim përfundimtar nga ana e drejtuesve të Barcelonës për fatin e Jules Kounde, por interesimi i klubeve angleze sa vjen dhe bëhet më i madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit