Historike!!! US Open vendos rekordin marramendës së premios për tenistët, ja sa arkëtojnë fituesit

14 Gusht 2025
10:19
Telesport
back button

Në fund të gushtit do të nisë grand slam i US Open, turneu i fundit i madh i këtij viti. USTA, Shoqata Amerikane e Tenisit, do të ofrojë premion më të lartë të çmimeve për lojtarët në historinë e këtij sporti: 90 milionë dollarë në total.

Turneu që zhvillohet në Nju Jork e ka tejkaluar edhe një herë veten. Në vitin 2024, premio ishte 75 milionë dollarë. Kjo përfaqëson një rritje prej 20% krahasuar me vjet, duke vendosur gjithashtu rekordin për fondin më të lartë të çmimeve në histori.

Fituesi i këtij edicioni të US Open do të marrë në shtëpi trofeun e zakonshëm dhe një shumë marramendëse: Një çek prej 5 milionë dollarësh, një rritje prej 39% krahasuar me 3.6 milionë dollarët e dhënë në vitin 2024.

Nuk janë vetëm kampionët që do të buzëqeshin. Rritjet e çmimeve do të zbatohen edhe për finalistët, gjysmëfinalistët, ata që arrijnë në çerekfinale dhe raundin e 16-të. Rritja do të ndikojë gjithashtu në turnetë e lojës dyshe.

Kësaj duhet t’i shtohet një listë shërbimesh që US Open u ka ofruar gjithmonë lojtarëve: nga një rimbursim udhëtimi prej 1,000 dollarësh për dy dhoma në hotelin zyrtar të lojtarëve, deri te një shërbim falas për rregullimin e telave për deri në pesë raketa për raund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit