I magjishmi Kylian Mbappe parakalon Fenomentin Ronaldo

25 Janar 2026
10:26
Telesport
back button

Kylian Mbappé po kalon një periudhë shumë pozitive në karrierën e tij, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të Real Madridit.

Në La Liga, ai ka treguar vazhdimësi dhe efikasitet, duke realizuar 21 gola dhe duke kontribuar edhe me katër asistime në po aq ndeshje, çka flet qartë për ndikimin e tij në lojë.

Së fundmi, gazetari Fabrizio Romano ka sjellë në vëmendje një krahasim interesant mes Mbappé dhe Ronaldos brazilian, të cilin shumë e konsiderojnë si qendërsulmuesin më të madh të të gjitha kohërave. Ky paralelizëm ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin sportiv, për shkak të shifrave mbresëlënëse të francezit.

Statistikat tregojnë se Mbappé ka shënuar 415 gola në karrierën e tij, një më shumë se legjenda braziliane, e cila e mbylli me 414. Duke qenë vetëm 27 vjeç, pritshmëritë janë që ai jo vetëm ta thellojë këtë diferencë, por edhe të vendosë standarde të reja në vitet që vijnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit