“I mbijetuari” i finales së vitit 2013: Shpresoj që këtë herë Wembley të na sjellë fat

9 Maj 2024
10:04
Telesport
back button

Tashmë ekipi gjerman i Borussia Dortmund ka mësuar emrin e skuadrës rivale në finalen e Champions League. Verdhezinjtë do të përballen me Real Madrid në finalen e Wembley.

Kapiteni Mats Hummels “hoqi disa gurë nga këpucët e tij” pasi u kualifikua në finale. Mbrojtësi veteran, së bashku me Reus, janë të vetmit të mbijetuar të skuadrës që humbi ndeshjen finale në Wembley në 2013, kundër Bayern Munich.

Shumë skuadra donin të luanin kundër nesh, pasi na konsideronin të dobët. Për fat, ne jemi vërtet djem të mirë dhe arritëm në finale në mënyrë që sa më shumë ekipe të kenë një shans”, shkruan Hummels.

Më tej, ai shpreson që skuadra e tij këtë herë të triumfojë në finale. “Do të luajmë në një stadium ku kemi humbur një herë, ndaj shpresoj që këtë herë situata të na buzëqeshë. Do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje për ne ndaj Real”, tha Hummels.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit