I ofruan miliona nga Arabia, Bruno Fernandes zbulon arsyet pse vendosi të qëndrojë me “djajtë e kuq”

4 Qershor 2025
10:27
Telesport
back button

Një figurë kyçe në mesfushën e Manchester United dhe gjithashtu një lider i njohur i kombëtares portugeze, Bruno Fernandes zbuloi së fundmi se ai hodhi poshtë një ofertë shumë të pasur nga Al-Hilal, një nga klubet më ambicioze në Arabinë Saudite dhe gjithashtu ekipi i ardhshëm i Simone Inzaghi.

Playmakeri portugez foli për “Marca” për një negociatë që mund të kishte ndryshuar rrënjësisht karrierën e tij. “Kishte një mundësi që të shkoja aty. Presidenti më thirri dhe më pyeti nëse doja të shkoja. Ata më prisnin“, shpjegoi Fernandes. Klubi saudit, ashtu siç ka bërë me yjet e tjerë evropianë, ishte gati ta “mbulonte me flori”.

Megjithatë, Bruno Fernandes preferoi t’i qëndronte besnik dëshirës së tij për të konkurruar në nivelet më të larta. Me sa duket vendimtare ka qenë edhe përballja me trajneri i Manchester United, Rúben Amorim, pikë referimi për mesfushorin. “Ai më kërkoi të mos shkoja”, deklaroi Fernandes.

Manchester United gjithashtu nuk kishte ndërmend ta linte të ikte. “Ata nuk kanë nevojë për parà. Nëse do të kisha dashur, ata do ta kishin bërë më të lehtë të largohesha”, tha Bruno Fernandes.

Në fund ai ndau edhe një moment personal, duke përmendur mbështetjen e gruas së tij në lidhje me këtë transferim: “Ajo më pyeti se çfarë doja të bëja. Ajo gjithmonë më mbështet. Do të kishte qenë e lehtë të lëvizja, por unë dua të luftoj për trofe të mëdhenj. Më pëlqen futbolli“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit