Gjatë festës së organizuar për titullin kampion të fituar këtë edicion të La Liga, kapiteni i Real Madrid, Nacho, nuk e fshehu emocionin e tij për titullin e katërt me fabellën “los blancos”. “Kjo është diçka unike”, tha 34-vjeçari spanjoll.
“Një nga emocionet më të mëdha të jetës sime: Ngritja e Kupës para perëndeshës Cybele. E kisha ëndërruar për shumë netë, por derisa ta përjetoni… Ishte spektakolare, nuk do ta harroj kurrë dhe shpresoj të rikthehem këtu për disa ditë”, tha Nacho.
I pyetur për finalen e Champions League në Wembley, ai shtoi: “Shpresoj ta fitojmë edhe atë trofe, por ne gjithashtu meritojmë të shijojmë momentin, pa harruar se të gjithë tifozët e Real Madrid janë ambiciozë dhe duan të festojnë përsëri”.
Nacho u duk sikur vjet do të linte ekipin, por qëndroi edhe një vit. “Ia vlejti. Kur rinovova isha shumë i lumtur. Vetëm nga ajo që përjetova këtë sezon nuk do të pendohem kurrë. Dhe shpresoj se brenda disa ditësh mund të ndodhë përsëri”.
“Njerëzit më duan shumë dhe e di që kjo është shtëpia ime, klubi im. Por është koha për të shijuar finalen e Wembley, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Nacho, që gjithë karrierën e tij e ka kaluar me Real Madrid (16 gola në 360 ndeshje).







