Iker Casillas befason tifozët e Real Madridit, zgjedh trajnerin spanjoll që është më i mirë se Mourinho (video)

9 Qershor 2026
16:20
Telesport
back button

Iker Casillas është bërë sërish viral dhe e gjithë pas një quizi të realizuar nga influenceri, Adri Contreras, i cili e “detyroi” portierin legjendar të bënte zgjiedhje të vështira, mes trajnerve më të mirë.

Pyetja e parë ishte kush është më i mirë, Jose Bordalas apo Jose Mourinho, dhe përgjigjja e Casillas ishte e qartë: Bordalas..

62-vjeçari nuk është një emër shumë i njohur në fakt. Sezonin e fundit ka drejtuar Getafen dhe kurrsesi karriera e tij nuk krahasohet me atë të Jose Mourinho-s, por spanjolli është më i mirë për Casilla-s sesa portugezi.

Mesa duket, Casilla-s ende nuk e ka lënë pas marrëdhënien e tensionuar që pati me Jose Mourinhon, kur ky i fundit drejtoi klubin në vitet 2010-2013.

Më pas quizi vazhdoi me emra të tjerë si Andoni Iraola, Cesc Fabregas, Xabi Alonso etj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit