Iker Casillas zgjedh mes Courtois dhe Lunin: “Ja çfarë do të bëja unë”

10 Maj 2024
18:00
Denis Hakanaj
back button

Ikona e Real Madridit, Iker Casillas i ka kërkuar Carlo Ancelottit që të aktivizojë Andriy Lunin në vend të Thibaut Courtois në finalen e Champions League kundër Borussia Dortmund.

Ka nisur një debat se cili nga dy portierët duhet të luajë në Wembley më 1 qershor.

Casillas konsiderohet një portierët më të mirë të historisë, i cili e ka fituar tri herë Champions-in me Los Blancos. Spanjolli ka dhënë mendimin e tij për dilemën e Ancelotti-t për portën:

“Unë mendoj se në finale duhet të luajë Lunin. Courtois nuk ka asgjë për t’i treguar askujt, ai do të jetë përsëri portieri më i mirë në botë. Lunin ka treguar se është një garanci”.

Lunin, 25 vjeç, ka luajtur pjesën më të madhe të sezonit të Real Madridit në Champions League. Ai e ka mbajtur portën të paprekur në tetë ndeshje dhe ishte heroi në fitoren 4-3 me penallti kundër Manchester Cityt në çerekfinale.

Portieri ukrainas ka zëvendësuar Courtois, 31 vjeç, i cili ka humbur sezonin për shkak të një dëmtimi serioz në gju. Belgu u rikthye në aksion në një fitore 3-0 kundër Cadiz në La Liga 4 majin e kaluar.

Ancelotti zgjodhi Lunin titullar në fitoren 2-1 (4-3 me rezultat të përgjithshëm) të Real Madridit në gjysmëfinalen e kthimit kundër Bayern Munich.

Ai ka një vendim të madh për të marrë ndërsa Los Blancos po përgatiten për finalen kundër Dortmundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit