Incidenti i parë në Dakar 2023, piloti përfundon me helikopter në spital pas rrëzimit

4 Janar 2023
13:56
Telesport
back button

Edhe pse Rally Dakar 2023 ka vetëm tri ditë që ka nisur, incidentet nuk kanë munguar. Ai që është tërhequr nga gara është amerikani Ricky Brabec, fitues i këtij turneu në vitin 2020, në kategorinë e motorëve.

Piloti 31-vjeçar është rrëzuar gjatë etapës së tretë, duke pësuar një dmtim të rëndë. Sipas organizatorëve, Ricky Brabec është transportuar menjëherë në spital me helikopter dhe për fat është jashtë rrezikut për jetën.

Ai ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve, që kanë deklaruar se pavarësisht nga rrëzimi dhe impakti i fortë që pati, nuk ka fraktura të rënda apo dëmtime të mëdha në kokë. Incidenti ndodhi në fundin e etapës së tretë, pasi kishte përshkuar 274km me motor.

Piloti do të qëndrojë edhe disa ditë në spital, ku do të marrë trajtimin e mjekëve, ndërkohë që mund të lëvizë me paterica për momentin. Mjekët sqarojnë se ka disa dëmtime që e limitojnë të hipë për motor për momentin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit