Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit, ka analizuar në kanalet zyrtare të klubit humbjen 1-0 në fund ndaj Bayer Leverkusenit, e cila komplikon pjesërisht planet për hyrjen direkt në 1/16 e Champions:
“Ka zhgënjim të madh sepse bëmë një përpjekje të madhe nga pikëpamja fizike dhe mendore, ata janë ndër skuadrat më të forta qe dijne te luajne me topin, më vjen keq për episodin e fundit, sepse ne nuk e merituam atë! Ata ngjajnë shumë me ne në filozofi, ishte një garë sakrificash të mëdha.
Ne luajtëm një lojë të shkëlqyer për sa i përket sakrificës dhe më vjen keq për golin që pranuam në fund. Tani Lazio? Pas një disfate ka gjithmonë një dëshirë të madhe për hakmarrje, duhet ta lëmë pas menjëherë këtë ndeshje sepse na pret një sfidë tjetër shumë e vështirë”.







