Inter mposht Bayernin, PSG mposht Realin! Legjenda e futbollit anglez parashikon fituesin e Champions League

16 Mars 2025
14:22
Telesport
back button

Paul Scholes ka bërë parashikimet e fazave të mëtejshme në Champions League deri në finalen e madhe, duke postuar një video në rrjetet sociale.

Scholes parashikon që Real Madrid do ta kalojë Arsenalin, kurse PSG do Aston Villa-n. Nga kjo gjysmëfinale, pra Real Madrid – PSG, ish-mesfushori i Manchester United parashikon që në finale kalojnë parisienët.

Në krahun tjetër, Barcelona sipas tij do të kalojë Dortmundin, kurse Interi Bayernin. Nga gjysmëfinalja Barcelona-Inter, ai sheh zikaltrit si favoritë.

Sipas Scholes, në finalen PSG-Inter fitues do të jetë skuadra italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit