Inter vendos të mbajë lojtarin që erdhi në huazim në janar, do të paguajë 6 milionë euro për kartonin

12 Qershor 2025
9:11
Telesport
back button

Nicola Zalewski dhe Inter do të vazhdojnë të ecin përpara së bashku edhe sezonin e ardhshëm.

Polaku mbërriti në Milano në formë huazim nga Roma në merkaton e janarit (15 ndeshje në total me fanellën zikaltër dhe 1 gol). Pas paraqitjeve bindëse të mbushura me asistime duket se palët janë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin.

Për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit Inter duhet të paguajë rreth 6 milionë euro, duke ushtruar opsionin e blerjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit