Interi, dilema e qendërmbrojtësit për derbin. Acerbi është siguri, por Bisseck…

15 Nëntor 2025
7:25
Alfred Lleshi
back button

Edhe pse shumë lojtarë janë ende me ekipet kombëtare, Cristian Chivu ka filluar të mendojë për derbin kundër Milanit më 23 nëntor. Trajneri rumun, që ka bërë rotacione shpesh këtë sezon, pritet të zgjedhë formacionin ideal. Lajm i mirë për Interin është rikthimi i Marcus Thuram, i cili do të formojë sërish duetin “ThuLa” me Lautaro Martínez, i cili do të kthehet në Milano më 14 nëntor, pas miqësores me Angolën.

Dilema më e madhe e Chivu është në qendër të mbrojtjes; Acerbi apo Bisseck? Përvoja e Acerbit e bën zgjedhjen më të sigurt, por në sistemin e ri të Interit, që mbrohet më lart dhe lë shumë hapësirë pas, shpejtësia e Bisseck përbën avantazh.

Pikërisht për këtë arsye, gjermani ka luajtur titullar në 3 nga 4 ndeshjet e fundit. Me De Vrij, gjithashtu në dispozicion, Chivu ka kohë për ta përgatitur derbin dhe vendosur formacionin. Për momentin, kandidatura e Bisseck është më e fortë, ndërsa Acerbi e De Vrij janë të paralajmëruar.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit