“Interi është gati për Botërorin e Klubeve. Lautaro? E dinim mirë se çfarë mund të bëhej”

20 Janar 2025
8:18
Alfred Lleshi
back button

Interi do të jetë gati për Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet për herë të parë me formatin e ri në verë, në SHBA. Kështu u shpreh zv.presidenti zikaltër, Javier Zanetti, në një intervistë për Dazn, që do ta transmetojë ekskluzivisht ngjarjen në nivel global:

“Prej 4-5 vitesh po tregojmë vazhdimësi dhe konkurrueshmëri. Kupa e Botës për Klube është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se e vlerësojmë këtë kompeticion dhe dëshirojmë t’i shkojmë deri në fund. Nuk do të jetë e lehtë, sepse ka skuadra të mëdha. Interi do të jetë gati”.

Në intervistë, e regjistruar dhe transmetuar pas fitores 3-1 ndaj Empolit, Zanetti foli edhe për Lautaro Martinez, që ka arritur tashmë në 111 gola me fanellën zikaltër: “E njoh që kur erdhi tek Interi.

Kur e zgjodhëm, e dinim çfarë mund të bëhej dhe tani është pika jonë e referimit, kapiteni ynë. Ai tregon një ndjenjë të madhe përkatësie, i uroj nga zemra që ta mund të ngrejë këtë trofe dhe shumë të tjerë. Le ta bëjë këtë për gëzimin tim si një interist i madh dhe të gjithë tifozëve zikaltër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit