I ftuar në “Sky Sport”, në prag të finales së Ligës së Kampionëve që do të luhet sonte në Mynih mes Interit dhe PSG-së, ka folur ish-sulmuesi gjerman, Karl-Heinz Rummenigge. Këto ishin fjalët e “Kaiser”, duke nisur me një kujtim për Ernesto Pellegrini, ish-presidenti historik të klubit zikaltër, që ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare.
“Sot në mëngjes u zgjova dhe mora këtë lajm shumë të hidhur. – tha Rummenigge i prekur. – Jam shumë i trishtuar dhe i pikëlluar, sepse ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Ishte ai që më mori nga Bayern Munich tek Interi dhe në atë periudhë ishte si një baba i dytë për mua.
Kur ndalova së luajturi futboll, mes nesh lindi një miqësi e bukur. Shpresoj që për Interin dita e sotme të përfundojë më mirë sesa filloi. Negociatat për transferimin? Ishin të lehta, sepse unë doja të vija tek Interi dhe ai më donte”.
Pse mendoni se Interi mund ta fitojë sonte Champions-in: “Sepse ajo që ka bërë këtë edicion në Champions është e jashtëzakonshme. E nisi me një mbrojtje të pakalueshme, më pas filloi të shënojë shumë, duke eliminuar ekipe të forta si Bayern Munich dhe Barcelona. I uroj gjërat më të mira”.







