“Interi ka shumë më tepër se kundërshtarët e mundshëm, por është mirë të shmangë PSV-në”

21 Shkurt 2025
9:06
Alfred Lleshi
back button

Edhe pse Interi vjen nga një humbje e rëndë në “Allianz Stadium” kundër Juventusit dhe, në përgjithësi, nga një periudhë e zbehtë me vështirësi në aspektin e rezultateve, ka nga ata që nuk e humbasin shpresën. Rafa Benitez, ish-trajneri i Napolit dhe Real Madridit, mes të tjerave, beson te zikaltërit dhe te Simone Inzaghi, veçanërisht në Champions League.

“Ka një nivel që mund ta çojë larg, – siguron ai në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.  – Interi ka përgjegjësinë për të përfaqësuar vendin, por edhe forcën për ta bërë këtë. Kjo u pa në fazën e parë, ku vlera e skuadrës zikaltër u shfaq plotësisht. Inzaghi dhe klubi kanë ndërtuar një grup që mund të bëjë diferencën në muajt e ardhshëm”.

Cilin kundërshtar duhet të dëshirojë Interi në shortin e radhës?
Duke menduar për momentin aktual, PSV-ja më duket se ka lojtarë me shumë besim, pavarësisht një periudhe të vogël ngadalësimi në kampionat. Ndoshta ishin përqendruar kryesisht te Champions League dhe bënë mirë. Feyenoordi kaloi gjithashtu grupin edhe pa Gimenez, madje ai ishte në anën tjetër. Por nëse do të duhej të zgjidhja për Interin, do të ishte më mirë të shmangte PSV-në. Në duelet direkte, rreziqet janë jashtëzakonisht të larta, por Interi ka diçka më shumë se kundërshtarët e tij të mundshëm. Madje, shumë më tepër.

Lojtarët individualë mund të bëjnë diferencën…
Kur ke Thuram, Calhanoglu, Barella, Lautaro, Dumfries, dhe nuk po i përmend të gjithë, sepse do të ishte e tepërt, atëherë je në gjendje të besosh te vetja. Shto këtu edhe historinë e klubit, përvojën e tij me presionet dhe personalitetin që skuadra ka treguar në tre muajt e parë të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit