“Inzaghi është i mbivlerësuar”, shtang ish-ylli i Inter-it: ka humbur dy kampionate

4 Maj 2024
15:40
Denis Hakanaj
back button

Ish-ylli i Inter-it, Antonio Cassano, ka kritikuar hapur Simone Inzaghi-n, trajnerin kampion të Italisë.

Cassano e ka cilësuar trajnerin e zikaltërve si “të mbivlerësuar”.

Ai ka thënë: “Është e çuditshme se si po e bëjnë Inzaghi-n të duket një trajner i jashtëzakonshëm për fitoren e titullit.

“Unë mendoj se ai duhet të fajësohet për faktin se nuk arriti të fitonte dy kampionatet e fundit kundër skuadrave që ishin dukshëm më inferiore si Inter-i”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit