Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale

18 Shkurt 2025
12:34
Alfred Lleshi
back button

Me humbjen 1-0 në derbin e Italisë kundër Juventusit, e vendosur nga një gol i Conceição, Interi humbi mundësinë për ta kaluar Napolin në renditje, pasi ky i fundit kishte barazuar të shtunën kundër Lazios në “Olimpico”.

Në fund të ndeshjes, ishte i dukshëm zemërimi i zikaltërve teksa largoheshin nga fusha. Një rast i humbur dhe… pantallonat për t’u hedhur. Të paktën për Simone Inzaghin. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, askush nuk e vuri re, por një video e postuar në rrjetet sociale u bë menjëherë “virale”.

Simone Inzaghi u kap në kamera duke dhënë udhëzime për lojtarët e tij në vijën anësore, me një të çarë të dukshme në pjesën e majtë të pantallonave. Arsyeja e kësaj “grisjeje” mbetet ende e panjohur. Ndërkohë, në internet, veçanërisht në Instagram dhe TikTok, tifozët nuk e kanë kursyer ironinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit