Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i ri i Liverpool-it. Tekniku spanjoll 43-vjeçar zëvendëson Arne Slot, duke hapur një cikël të ri në “Anfield”. Ai vjen pas tri sezonesh të suksesshme me Bournemouth në Premier League, të kurorëzuara me një arritje historike; kualifikimin e parë të klubit në garat europiane falë vendit të gjashtë në sezonin e fundit.
Në intervistën e tij të parë, Iraola u shpreh: “Jam vërtet i entuziazmuar. E di që Liverpool është një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë, por vetëm kur e përjeton nga brenda e kupton sa i veçantë është”.
Ai shpjegoi edhe arsyet që e bindën të pranonte ofertën: “Nuk të duhen shumë arsye për t’u joshur nga Liverpool. Liverpool është Liverpool. Atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët, mundësia për të stërvitur futbollistë të nivelit më të lartë dhe për të luftuar për trofe; është e vështirë të gjesh diçka më stimuluese”.
Pas përvojave te AEK Larnaca, Mirandés, Rayo Vallecano dhe Bournemouth, tani përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij.







