Ish-kampioni paraolimpik lë burgun pas 9 vitesh, i dënuar për vra*jen e të fejuarës

5 Janar 2024
9:01
Telesport
back button

Ish-atleti Oscar Pistorius është lënë i lirë me kusht, duke lënë qelinë  pas 9 vitesh. Lajmin e konfirmoi sot depertamenti i burgjeve në Afrikën e Jugut, pa dhënë detaje të tjera. Ish-kampioni paraolimpik ka lënë burgun e Atteridgeville, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria.

Pistorius ka lënë qelinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai kaloi 9 vite pas hekurave, i dënuar me 13 vite e 5 muaj burg për vrasjen e të fejuarës së tij Reeva Steenkamp. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Shën Valentinit të vitit 2013.

Liria me kusht për Pistorius u konfirmua që në nëntor të vitit të kaluar. Ajo i jepet personave të dënuar për krime të rënda, nëse kanë kaluar gjysmën e dënimit në burg. Komisioni ekzaminoi rastin e ish-atletit, duke konfirmuar se ai e meriton këtë favor dhe është gati për t’u rikthyer në shoqëri.

Në orët e para të 14 shkurtit 2013, Reeva Steenkamp, hyn në shtëpinë e të fejuarit të tij, me çelësat e saj, për t’i bërë një surprizë për ditën e Shën Valentinit. Atleti flinted he kishte dëgjuar një zhurmë. Pasi pa një hije që hyri në dhomën e tij nxori pistoletën dhe qëlloi. Steenkamp vdiq menjëherë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit