Ish-trajneri Fabio Capello ka kritikuar paraqitjen Achraf Hakimi-t dhe Ousmane Dembele në humbjen e PSG-së ndaj Borussia Dortmund të martën në mbrëmje.
Parisienët humbën 1-0 në mbrëmje ndaj BVB në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League, me rezultatin e përgjithshëm 2-0.
Pas humbjes së parisienëve, që u dha fund shpresave të tyre për një Triplete, Capello nuk i kurseu kritikat për Hakimin dhe Dembelen që nuk krijuan asgjë nga krahët.
Ai tha për Football Italia:
“Kylian Mbappe nuk bëri shumë, dhe ai kishte një shans për të shënuar, por, zakonisht, Hakimi në krahun e djathtë bën diçka, njësoj si Dembele. Ata ishin katastrofë. Nuk bënë një krosim të rrezikshëm”.
Capello gjithashtu kritikoi Luis Enrique për zëvendësimet e vona:
“Nuk mund të luash vetëm në 20-25 minutat e fundit. Trajneri duhet të kishte bërë zëvendësime më herët. Kur futi lojtarë më të shpejtë në pjesën e dytë të ndeshjes, pamë një PSG ndryshe, por ata që e nisën luajtën shumë thjesht”.