“Ishte e pamundur të refuzoja ofertën e Milan, këtu e kupton madhështinë e këtij klubi”

12 Shtator 2025
10:28
Telesport
back button

Zachary Athekame ishte një nënshkrim surprizë për Milan në merkaton e verës, por mbrojtësi i krahut po tregon se është i duruar dhe i përkushtuar ndaj punës së tij të përditshme.

Ditët e fundit ai ishte i grumbulluar me kombëtaren zvicerane, ku dhe rrëfeu momentet e kalimit te kuqeiznjtë dhe ditët e para në Milanello.  Ai bën edhe krahasimin mes ligës zvicerane në Serie A.

Gjithçka është me të vërtetë shumë e ndryshme. E kupton që Zvicra, pa mungesë respekti, është e vogël në krahasim me vendet e vërteta të futbollit. Në Itali, sheh madhështinë dhe ndikimin që futbolli ka tek njerëzit. Është një botë tjetër”, tha Athekame.

Duke folur për momentin kur mori vesh për interesimin e Milan, ai shtoi: “Ishte e pamundur të refuzoja Milanin. Është Milan, të gjithë e dinë historinë e këtij klubi”.

Është një nder për mua të jem këtu. Të dija që kuqezinjtë ishin të interesuar për performancat e mia. Ishte një moment shumë emocional, por duhet të mbetemi të kthjellët. Jam shumë i lumtur dhe tani po përqendrohem në punën time”, tha Athekame.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit