Italianët dominojnë “garën sprint” në Holandë, triumfon piloti i skuadrës së Valentino Rossi

24 Qershor 2023
16:02
Telesport
back button

Piloti italian Marco Bezzecchi fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Assen, në Holandë, të vlefshme për kampionatin e MotoGP. Një tjetër triumf për motorin Ducati, me Bezzecchi që piloton motorin e skuadrës Mooney VR 46.

Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, italiani tjetër Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar, që kryeson edhe renditjen e këtij sezoni. Podiumi kompletohet edhe me francezin e Yamaha, Fabio Quartararo, i treti.

Një garë e dominuar sërish nga motori italian, me Bezzecchi që u nis nga “pole position” dhe e ruajti kreun në 13 xhirot e zhvilluara. Në fakt, i treti u rendit Brad Binder me KTM, por u penalizua me 3 sekonda dhe u pozicionua i pesti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit