“Ja çfarë na duhet për të eliminuar PSG dhe të shkojmë në finalen e Champions League”

7 Maj 2024
8:56
Telesport
back button

Sot në mbrëmje, në Paris, do të luhet sfida e kthimit gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Borussia Dortmund. Gjermanët fituan 1-0 takimin e parë dhe shpresojnë të mbrojnë këtë avantazh, për të shkuar në finalen e Londrës.

Do të duhet shumë guxim, por edhe shumë qetësi, optimizëm dhe një tension i caktuar, që është pjesë e një takimi të tillë. Ne kemi krijuar një bazë të mirë gjatë javës së kaluar për të mbajtur gjallë ëndrrën e Wembley”, tha Mats Hummels, kapiteni i Borussia Dortmundit.

Ne duhet të mbrojmë dhe luajmë si ekip. PSG nuk ka vetëm Mbappe, ai nuk është i vetmi rrezik, duhet të kemi kujdes edhe nga shumë të tjerë. Ne duhet të jemi të zgjuar edhe për 90 minuta të tjera për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Hummels.

Real apo Bayern në finale? “Fillimisht ne duam të arrijmë në finale, nuk na intereson kë do të takojmë edhe nëse ata do të jenë me siguri një kundërshtar i madh. Janë skuadrat më të suksesshme të 20 viteve të fundit“, tha Mats Hummels.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit