Ja lista e lojtarëve të padëshiruar nga Mourinho që pritet të largohen nga Real Madrid këtë verë

10 Qershor 2026
8:37
Telesport
back button

José Mourinho ka mbërritur të martën në Madrid dhe është gati të kthehet në stolin e Real Madrid. Me fitoren e Florentino Perez në zgjedhje, portugezi do të jetë trajneri i ri i “Merengues”, duke pasuar Alvaro Arbeloa.

Pas 13 vitesh, pasi shëtiti në disa shtete, ai do të kthehet në kryeqytetin spanjoll me qëllimin për ta udhëhequr ekipin drejt një titulli dhe, mbi të gjitha, për të tentuar të triumfojë në Champions League, pas një mungesë dyvjeçare.

“Special One” duket se tashmë është duke punuar shumë për të mbledhur skuadrën për sezonin e ardhshëm, konkretisht duke hartuar një listë lojtarësh të gatshëm për t’u liruar. Një lloj liste e zezë lojtarësh që nuk do të përfshihen në projekt.

Sipas “El Desmarque”, kjo listë me lojtarë të padëshiruar përfshin Franco Mastantuono, Fran Garcia, Raul Asensio, Dani Ceballos, Eduardo Camavinga dhe Rodrygo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit