Jobe Bellingham ndjek rrugën e të vëllait, 19-vjeçarin e kërkojnë dy gjigantët e Bundesligës

26 Janar 2025
20:31
Telesport
back button

Jobe Bellingham është gati të bëjë hapin e madh në karrierë, duke ndjekur rrugën e të vëllait, Jude Bellingham. Më i vogli nga vëllezërit Bellingham është në radarin e dy klubeve të mëdha të Bundesligës, Dortmund dhe Leverkusen.

19-vjeçari është pjesë e Sunderland, ku ka shënuar 4 gola këtë sezon dhe është një nga lojtarët më të dalluar në Championship, duke ngjallur interesin e dy klubeve të Bundesligës.

Sunderland renditet në vendin e katërt dhe është pretendent për një vend në Premier League, ndaj nuk do heq dorë lehtë nga një prej shtyllave të ekipit. Por, një ofertë e mirë e klubeve të interesuara për Jobe Bellignham mund të ndryshojë situatën.

Dortmund është klubi më i avantazhuar për të transferuar Bellingham-in e vogël, duke ditur përvojën e jashtëzakonshme që fitoi aty, Jude, që sot luan te Real-i dhe është një nga më të mirët në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit