Jorge Martin “mbret” i garave sprint, triumfon në Japoni dhe i afrohet kreut

30 Shtator 2023
9:12
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Motegi, në Japoni, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Tashmë ai është vetëm 8 pikë pas kryesuesit të botërorit të MotoGP, italianit Francesco Bagnaia. Ai u klasifikua i treti në këtë garë me motorin zyrtar të Ducati.

Në podium, në vendin e dytë, u ngjit edhe Brad Binder me KTM. Gara u komandua gjatë gjithë kohës nga Martin, që shpreson të ngjitet në krye të renditjes këtë fundjavë, pas garës që do të zhvillohet nesër.

Kjo është gara sprint e tretë radhazi që fitohet nga Jorge Martin, suksesi i shtatë në total këtë sezon me gjithë garat e së dielës. Vijon të zhgënjejë Yamaha, në vednet 15-16 me pilotët e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit