Jorge Martin triumfon edhe në garën e Sachsenring, Bagnaia qëndron lider i botërorit

18 Qershor 2023
20:25
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, zhvilluar sot në pistën e Sachsenring. Një triumf në fotofinish për spanjollin, që mundi me vetëm 69 të mijëtat më shumë italianin e Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia (i dyti).

Dy pilotët dueluan “rrotë më rrotë” për fitoren, që ashtu si ditën e shtunë në “garën sprint” i takoi spanjollit, që e meritoi atë. Në podium u ngjit edhe francezi Johann Zarco me Ducati Pramac. Motori italian siguroi pesë vendet e para në këtë garë, duke pozicionuar 8 pilotë në 10 vendet e para.

Vijojnë të zhgënjejnë mjaft nga pilotët “big”, me Marc Marquez që nuk mori pjesë në garë, ndërsa Maverick Vinales nuk e mbylli dot atë. Dobët u paraqit edhe Fabio Quartararo, që u rendit i 13-ti. Në renditjen e përgjithshme, Bagnaia vijon të dominojë, duke patur 16 pikë më shumë se Martin, që ngushton diferencën këtë fundjave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit