Një shtëpi e mirë apo një hotel i mirë? Për shumicën e yjeve të futbollit, shtëpia është varianti i preferuar, por ka edhe përjashtime.
Një i tillë është Jose Mourinho, trajner i Fenerbahce. Klubi turk i ka ofruar shtëpinë më të mirë në Stamboll (terma të përdorur nga mediat turke), por portugezi ka refuzuar.
Fenerbahce planifikonte të paguante qiranë e shtëpisë së teknikut, por dëshira e tij është krejt tjetër. Mourinho ka zgjedhur një hotel luksoz, i cili kushton 1000 paundë në javë.
Një gjë të tillë pati bërë edhe Harry Kane në vitin e tij të parë te Bayern, derisa gjeti një vilë që i pëlqeu shumë dhe e bleu.