Ju flet Botërori… Kombëtaret e kualifikuara, të eliminuara dhe përballjet e konfirmuara të 1/16 finale

26 Qershor 2026
7:32
Alfred Lleshi
back button

Botërori 2026 po kalon nga faza e llogaritjeve tek ajo e sigurisë. Faza e grupeve po ecën me ritëm të shpejtë dhe disa kombëtare kanë siguruar tashmë kualifikimin në 1/16 finale si fituese të grupeve, ndërsa të tjera i kanë dhënë fund rrugëtimit të tyre.

Pas ditës së parë të javës së fundit të fazës së grupeve, janë konfirmuar katër përballje të 1/16 finale: Afrika e Jugut–Kanada, Holandë–Marok, Brazil–Japoni dhe SHBA-Bosnje Hercegovinë.

Skema e turneut po merr formë dhe tashmë po bëhen të dukshme rrugët e para drejt finales së madhe në New York-ut. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur, pasi çdo gol, pikë apo rezultat mund të ndryshojë renditjen dhe përballjet e fazës me eliminim direkt.

Përballjet e konfirmuara të 1/16 finale:
Afrika e Jugut–Kanada | 28 qershor | 21:00
Holandë–Marok | 30 qershor | 03:00
Brazil–Japoni | 29 qershor | 19:00
SHBA–Bosnje Hercegovinë | 2 korrik | 02:00

Kombëtaret e para të kualifikuara dhe të eliminuara nga Botërori 2026
Me një ndeshje ende për t’u zhvilluar në disa grupe, 20 kombëtare kanë siguruar tashmë matematikisht kualifikimin në fazën e 1/16 finale:
Meksika – e para në Grupin A
Zvicra – e para në Grupin B
SHBA – e para në Grupin D
Gjermania – e para në Grupin E
Brazili – i pari në Grupin C
Holanda – e para në Grupin F
Argjentina – e para në Grupin J
Kolumbia – e para në Grupin K
Afrika e Jugut – e dyta në Grupin A
Kanadaja – e dyta në Grupin B
Maroku – i dyti në Grupin C
Australia – e dyta në Grupin D
Bregu i Fildishtë – i dyti në Grupin E
Japonia – e dyta në Grupin F
Suedia – e treta në Grupin F
Ekuadori – i treti në Grupin E
Bosnja – e treta në Grupin B

Kombëtaret e eliminuara: Haiti, Jordania, Tunizia, Turqia, Uzbekistani, Panamaja, Republika Çeke, Katari, Iraku dhe Curaçao.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit