Juventus ka disa lojtarë të tepërt që duhet t’i largojë këtë verë. I pari në listë është Dusan Vlahovic, një çështje e hapur prej muajsh. Bardhezinjtë po presin oferta konkrete për të zgjidhur përballjen kokë më kokë midis serbit dhe klubit.
Një tjetër lojtar që pritet të largohet është Nicolo Savona, i cili kërkohet nga Newcastle, por edhe portieri Perin, të cilin Juve do të ishte i lumtur ta mbante, por dëshiron më shumë kohë loje. Në listë është Timothy Weah, i cili po shkon drejt Marsejës së De Zerbit.
Nicolò Savona, ka kërkesa nga Anglia, ku përveç Newcastle po vëzhgohet me interes edhe nga Manchester City. Lojtari është aktualisht i lënduar, pasi ka ndrydhur kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së Kupës së Botës për klube kundër Manchester United dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj. Një transferim i mundshëm do të sillte një tarifë midis 20 dhe 25 milionë eurove.
Mattia Perin rinovoi kontratën e tij disa muaj më parë dhe Juve do të donte ta mbante atë si asistent të Di Gregorio, një rol që po fillon të ndihet i kufizuar për të. Megjithatë, e vetmja mundësi është largimi i tij. Projekti i Como mund ta prekë edhe atë.
Në fund është Douglas Luiz. Pas interesit nga West Ham dhe Aston Villa, sipas “TEAMtalk”, ekipi i Everton tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare për të siguruar mesfushorin brazilian, në formë huazimi me detyrim blerjeje.







