Juventus, katër lojtarë i ofrohen Barcelona-s: dy janë italianë

4 Maj 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Giuntoli ka ide të qarta për Juventus-in e ardhshëm, se kush duhet të jetë trajneri i ri (Thiago Motta) dhe për lojtarët që do të jenë ose nuk do të jenë pjesë e kursit të ri.

Drejtuesi i bardhezinjve po punon në merkato për të planifikuar sezonin e ardhshëm, i pari efektiv si drejtues i zonës sportive të klubit të Juventus-it. Për sa i takon daljeve, siç raporton ‘El Nacional’, ka pasur një tentativë ndaj Barcelona-s.

Sipas portalit katalanas, ish-trajneri i Napol-it duket se i ka propozuar katër lojtarë kolegut të tij te Blaugrana-t, Deco. Mes tyre janë dy italianë, Moise Kean dhe Daniele Rugani.

Është e çuditshme të lexosh emrin e këtij të fundit, duke qenë se sapo ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Gjithçka do të zyrtarizohet sapo të fitohet kualifikimi në Champions League.

Dy të tjerët janë të huaj: Arkadiusz Milik, shënuesi i golit në Olimpico kundër Lazio-s, i cili lejoi Chiesa dhe shokët e tij të kualifikoheshin në finalen e Kupës së Italisë, dhe Alex Sandro. Por për brazilianin vlen e njëjta gjë si për Ruganin.

Kontrata e tij skadon në qershor dhe ndryshe nga qendërmbrojtësi, nuk flitet për një marrëveshje të re me të.

Ai do të largohet në fund të kampionatit, pas nëntë vitesh tek Juventus. Sido që të jetë, sipas ‘El Nacional’, Barcelona nuk është e interesuar për asnjë nga të katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit