Juventus ka zgjedhur Thiago Motta si trajnerin e ri për sezonin 2024-2025, që do të zërë vendin e Massimiliano Allegri. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja italiane “Corriere Della Sera”.
Madje, mes bardhezinjve dhe trajnerit aktual të Bologna ka një marrëveshje paraprake. Motta, 41 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Kontrata parashikon edhe mundësinë për ta shtyrë kontratën për një vit të tretë. Për momentin nuk ka asnjë firmë konkrete, por duket se gjithçka është e mbyllur.
Allegri pritet të mbyllë këtë fundjavë ciklin e tij të dytë me Juventus, për të hapur përfundimisht krahun. Motta këtë vit kualifikoi Bologna në Champions League, duke treguar lojëra me nivel të mirë të Bologna.







