Juventusit i sos durimi, shkarkon trajnerin Tudor. Ja kush pritet ta pasojë përkohësisht

27 Tetor 2025
12:24
Alfred Lleshi
back button

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme, por vendimi i është komunikuar tashmë teknikut kroat. Arsyeja janë rezultatet negative; 3 humbje radhazi (e fundit mbrëmë në fushën e Lazios, pas disfatave ndaj Comos dhe Real Madridit) dhe 8 ndeshjeve pa fitore, 4 prej të cilave pa shënuar asnjë gol.

Për zëvendësuesin, klubi pritet të bëjë një zgjidhje të brendshme. Massimo Brambilla, trajneri i skuadrës Next Gen, është favorit për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen e së mërkurës kundër Udinese. Lista e kandidatëve për ta zëvendësuar Igor Tudor (full time) ndahet mes emrave italianë dhe profileve ndërkombëtare.

Opsionet italiane: Emri që bie më shumë në sy është ai i Luciano Spalletti, siç u konfirmua edhe gjatë emisionit “Pressing”. Gjithsesi, mbetet e hapur edhe pista e një tjetër ish-trajneri të Italisë, Roberto Mancini. Ndërkohë, Raffaele Palladino ka mbështetjen e drejtorit teknik Modesto, me të cilin ka punuar në kohën e Monza.

Opsionet e huaja: Drejtori i përgjithshëm Comolli mund të analizojë edhe kandidatura si Terzic, Rose, Xavi apo Southgate. Vendimi përfundimtar pritet në orët në vijim dhe mund të varet nga paraqitja kundër Udinese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit