Ka përplasje me Alonson, vjen oferta 220 milionë euro për Jude Bellingham nga gjiganti tjetër i Europës

26 Dhjetor 2025
16:40
Telesport
back button

Duke dashur të përfitojë nga situata jo e mirë mes Jude Bellingham dhe trajneri Xabi Alonso, Manchester United është gatit ë paguajë 220 milionë euro për mesfushorin anglez, sipas “OK Diario”.

“Djajtë e Kuq” e shohin Bellingham si profilin e duhur për të bërë lidhjen mes mesfushës dhe sulmit në ekipin e tyre dhe për ta bindur 22-vjeçarin janë gati ti japin një rrogë vjetore më të madhe se ajo merr aktualisht në Madrid.

Megjithatë, duket e pamundur që Jude Bellingham të largohet tani shpjet nga Real Madrid, pavarësisht marrëdhënies jo të mirë aktuale që ka me Xabi Alonso-n. Deri më tani, Jude Bellingham ka bërë 120 paraqitje zyrtare për Real Madridin, ku ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 32 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit