Kampioni i botës e nis mbarë sezonin, Bagnaia fiton “garën sprint” në Portugali

25 Mars 2023
16:47
Telesport
back button

Kampioni i botës në MotoGP, italiani Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e parë sprint të këtij sezoni. Piloti i Ducati triumfoi në pistën e Portimao (Portugali), duke lënë pas spanjollin e Ducati Pramac, Jorge Martin (i dyti).

I treti u klasifikua spanjolli tjetër Marc Marquez me Honda, që e nisi garën nga “pole”, por u detyrua të kënaqej me podiumin. Kjo ishte gara sprint e parë e sezonit dhe e historisë në MotoGP, një minigarë me 12 xhiro, ku triumfoi Bagnaia.

Piloti italian mori edhe 12 pikët e para sezonale, duke kaluar Martin në metrat e fundit të garës dhe festuar kështu këtë triumf të vogël, por të rëndësishëm. Falë vendit të parë sot në garën sprint, ai do ta nisë nesër garën nga vendi i parë.

I katërti u rendit Jack Miller me KTM dhe pas tij spanjolli Maverick Vinales me Aprilia. Dobët u paraqit Yamaha, me francezin Fabio Quartararo në vendin e 10-të. Të dielën, në orën 15:00, do të zhvillohet gara e parë sezonale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit