Kane nuk shmang dot humbjen e Bayern, Reus dhe Dortmund me “pesë yje” (Video)

4 Maj 2024
17:31
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich është mundur 3-1 në fushën e Stuttgart në javën e 32-të të kampionatit gjerman.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kanë kaluar në avantazh me Stergiou në minutën e 29-të, ndërsa miqtë kanë barazuar me një penallti të Kane në të 37-ën.

Stuttgart 1 – [1] Bayern Munich – Harry Kane 37′ (P) – Video

Stuttgart ka gjetur golin e dytë shtatë minuta para fundit me Jeong dhe të tretin me Silas në të 93-ën.

Fitore me goleadë për Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë mundur 5-1 në shtëpi Augsburg.

Dortmund [4] – 1 Augsburg – Marco Reus 35′ – Video

Mes protagonistëve të ndeshjes ka qenë legjenda Reus, i cili ka lajmëruar se do të largohet nga Borussia në fund të këtij sezoni.

34-vjeçari ka dhënë dy asiste dhe ka shënuar golin e katërt për ekipin e tij.

Në moshën 34-vjeç e 339 ditë, Marco Reus është bërë lojtari më i vjetër që kontribuon në shënimin e 3 golave në një ndeshje të Bundesliga-s pas Franck ribery në marsin e 2019-ës (35 vjeç e 336 ditë kundër Wolfsburg).

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit