Kaos te Barcelona, Gavi nuk është më pjesë e skuadrës: ja çfarë po ndodh

30 Mars 2023
15:49
Denis Hakanaj
back button

Gavi nuk është më pjesë e skuadrës së parë të Barcelona-s, të paktën sipas regjistrave të La Liga-s. Mesfushori, lojtar kyç i formacionit të Xavi-t, në fakt, nuk mund të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë të katalanasve sepse regjistrimi i tij do ta tejalonte buxhetin e vendosur nga kampionati spanjoll.

Klubi katalanas e ka ankimuar vendimin e La Liga-s, por kjo nuk ka mjaftuar. Në orët e kaluara, për këtë arsye, ka ardhur një hap mbrapa nga ana e klubit dhe Gavi është “kthyer të jetë” një lojtar i ekipit të të rinjve.

Përveç kësaj, lojtari është detyruar edhe të ndërrojë fanellë duke kaluar nga ajo me numrin 6 tek ajo me numrin 30. E njëjta situatë edhe për sa i takon kontratës.

Mesfushori sapo ka nënshkruar një rinovim duke e zgjatur marrëdhënien e tij me klubin deri në vitin 2026-të. Megjithatë, tani ka ndryshuar gjithçka.

Kjo për shkak se marrëveshje konsiderohet pavlefshme pas vendimit që e ka bërë të kthehet te Juvenil A, që e kthen atë te kontrata e tij e parakohshme deri në qershor 2024 dhe me një klauzolë 50 milionë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit