Seria A dhe ndryshimi mbi vonesat e lojës! “Zhduken” kapësit e topave, ja si do të veprohet tani

2 Gusht 2024
16:32
Telesport
back button

Humbja e kohës nga futbollistët tashmë është vënë nën hetimin e organeve të ndryshme drejtuese të futbollit ndërkombëtar. Dhe përveç sanksioneve të ndryshme, po studiohen dhe futen rregulla të reja për t’i kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur që ndeshja të zhvillohet me sa më pak nderprerje ne menyre qe te përfitoje publiku nga zbavitja.

Pikërisht me këtë synim, Lega Serie A prezantoi sot një rregull, tashmë të përdorur gjatë finales së Kupës së Italisë 2023/24, por edhe në Premier League, që rregullon detyrën e kapësve të topave. Në fakt, nga sezoni 2024/25, topat nuk do t’u shpërndahen lojtarëve drejtpërdrejt nga kapësit e topave kur të dalë ne rivenie anesore, por do të vendosen në disa piketa jashte katerkendorit.

Gjashtë do të jenë në anë të stolave ​​dhe pesë në anën tjetër në një distancë minimale prej 1.5 m nga vijat anësore (kjo distancë shërben për të garantuar mosndërhyrje në sistemin EPTS). “Pozicionimi i topave pas portës (në kënde) duhet të jetë jashtë zonave të penalltisë të paktën 1.5 m larg nga vija e pasme, në mënyrë që të mos ndikojë në sistemet GLT dhe EPTS.

Në nivel të përgjithshëm dhe ku e lejon hapësira, distanca ideale në të cilën vendosen topat në lidhje me anësoret është e barabartë me 2.5 metra”, lexohet ne rregullore.

Kjo nuk do të çojë në mungesën totale të kapësve te topave, të cilët tani e tutje do të pozicionohen pas ekraneve LED anësore, pranë topave dhe thjesht do të mbledhin topat dhe do t’i vendosin në piketa. Kështu, lojtarët do t’i marrin topat për rivënie ose rifillimin e lojës në mënyrë të pavarur, me përjashtim të portierëve, të cilët do të vazhdojnë të marrin topin nga kapesit e topave pas porte.

Një tjetër risi, me më pak ndikim në lojë, e prezantuar për sezonin e ardhshëm do të ketë të bëjë me ceremoninë e hyrjes në fushë të dy skuadrave dhe ekipit të arbitrave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit