“Kemi një ëndërr që duam ta bëjmë realitet, gati të vrapojmë 20km për të shkuar në finalen e Champions”

7 Maj 2024
10:35
Telesport
back button

Ndeshja më e rëndësishme e karrierës së trajnerit të ri Edin Terzic do të luhet sot në “Parc des Princes”. Borussia Dortmund e drejtuar prej tij do të përpiqet të mbrojë avantazhin 1-0 pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.

Ndaj PSG-së, kur luajti në afzën e grupeve, ekipi i tij u mund 0-2 në Paris, por tashmë situata duket ndryshe. “Ajo ndeshje na la shumë të zhgënjyer. Ne përvetësuam një qasje mbrojtëse dhe para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk shkoi mirë. Na mungoi guximi”, tha Terzic.

Më tej, trajneri i verdhezinjve shtoi: “Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të luajmë një ndeshje krejtësisht tjetër. Te PSG kanë cilësi të jashtëzakonshme dhe e merituan të arrijnë në gjysmëfinale. Është një skuadër që është krijuar prej shumë vitesh për të fituar Champions League”.

Kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet. Nëse duhet, sot do të vrapojmë edhe 20 kilometra të tjera. Ne kemi një objektiv të madh, por na duhet të bëjmë një ndeshje tjetër nga ajo ëq luajtëm në Dortmund, sepse na pret një kundërshtar krejtësisht tjetër”, tha Edin Terzic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit