“Këpuca e Artë” për Harry Kane, zbulohet “receta” sekrete pas 61 golave në sezonin e fundit

9 Qershor 2026
16:00
Alfred Lleshi
back button

Harry Kane e mbylli në mënyrë spektakolare sezonin më të mirë të karrierës së tij në nivel klubesh. Sulmuesi i Bayern Munich realizoi “hat-trick” ndaj VfB Stuttgart në finalen e Kupës së Gjermanisë (3-0), duke e çuar totalin sezonal në plot 61 gola në 51 ndeshje.

I transferuar nga Tottenham në vitin 2023 për 95 milionë euro, anglezi ka thyer rekordin personal, pasi më parë maksimumi i tij kishte qenë 44 gola në sezonin debutues në Mynih.

A la izquierda, Kane, con la camiseta que le regaló a Stefan Kastner, a la derecha, autor de los 'Schnitzel'.

Me 36 gola në Bundesliga (72 pikë), Kane fitoi për herë të dytë në karrierë “Këpucën e Artë” europiane, duke lënë pas Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Kurioziteti më i madh lidhet me “recetën” e suksesit të tij; Wiener Schnitzel. Pronari i hotelit “Waldgasthof”, Stefan Kastner, premtoi t’i dhuronte Kane një “schnitzel” për çdo gol të shënuar. Në fund? Plot 61 “schnitzel” për bomberin anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit