Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Nice, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është kthyer të flasë për Gianluigi Donnarumma, i kritikuar ditët e fundit për paraqitjen e tij në Champions League kundër Arsenalit.
“Kemi vite që flasim për Donnarumma-n. Është e vërtetë që e kaluara e një lojtari është gjithmonë e pranishme. Por personalisht mendoj se nuk ka probleme me Donnarumma-n në portë.
“Unë mendoj se ne duhet ta kishim zgjidhur problemin në mbrojtje para se topi të shkonte tek ai. Në fund është ai që paguan. Askush nuk është individualisht përgjegjës. Dhe nëse doni të gjeni një fajtor, sepse kjo është ajo që dëshironi. Epo, ky jam unë”.
Trajneri ka vazhduar:
“Ne punojmë në të gjitha fazat e ndeshjes që i konsiderojmë të rëndësishme. Kemi dy trajnerë portierësh që punojnë me ta. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gabime, por do të thotë se ne po punojmë në çdo aspekt të lojës.
“Por e përsëris, në këtë rast ishte një gabim i ekipit. Sigurisht që kjo është diçka që ne mund ta përmirësojmë. Por është shumë e shëmtuar të kërkohet një fajtor kur skuadra humbet”.