Klubi i njohur gjerman rrezikon rënien nga kategoria: vendos ndryshimin drastik 2 javë para fundit!

6 Maj 2024
18:36
Anton Cicani
back button

Humbja katastrofike në shtëpi kundër Bochumit shkaktoi dramë te Union Berlin. Skuadra nga kryeqyteti tashmë ka vetëm një pikë përpara Mainz-it me dy ndeshje para fundit te kampionatit dhe rrezikon të luajë në play-off kundër ekipit të vendit të tretë në Bundesliga 2.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i japë një lëkundje të re mjedisit, duke shkarkuar Nenad Bjelicën: vendin e ish-trajnerit të Spezias e zë Marco Grote, i cili do të drejtojë Union përkohësisht me bashkëpunëtorët Marie-Louise Eta dhe Sebastian Bönig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit