KOKSH konfirmon ftesën për Izmir Smajlaj, shkodrani siguron Olimpiadën

23 Qershor 2021
12:35
Telesport
back button

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka bërë me dije se atleti shkodran Izmir Smajlaj ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ish-kampioni i Europës në sallat e mbyllura në kërcim së gjati do të garojë në Olimpiadë përmes një ftese. Smajlaj bëhet sportisti i dytë nga atletika që shkon në Olimpiadë, pas Luiza Gega (është kualifikuar me normë në 3000m/p).

Shqipëria ka marrë deri më tani ftesa edhe në qitje (Manuela Delilaj) e peshëngritje (Erkand Qerimaj). Me normë olimpike i kualifikuar është edhe shtangisti tjetër Briken Calja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit